Messi s’ka kërkuar rritje të rrogës
Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell ka insistuar se Lionel Messi nuk ka kërkuar kontratë të re të përmirësuar pasi Real Madrid e bëri Cristiano Ronaldon futbollistin më të paguar në botë. Ylli portugez më herët gjatë kësaj jave nënshkroi kontratë të re pesëvjeçare me pagë prej 17 milionë eurosh në stinor, duke u bërë futbollisti…
Sport
Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell ka insistuar se Lionel Messi nuk ka kërkuar kontratë të re të përmirësuar pasi Real Madrid e bëri Cristiano Ronaldon futbollistin më të paguar në botë.
Ylli portugez më herët gjatë kësaj jave nënshkroi kontratë të re pesëvjeçare me pagë prej 17 milionë eurosh në stinor, duke u bërë futbollisti më i paguar në botë.
Kjo zgjoi spekulime se edhe Messi do të kërkojë pagë më të lartë nga Barcelona. Mirëpo, Rosell ka theksuar se kontrata e re e Ronaldos me Realin nuk na ndikim tek marrëveshja aktuale e Messit me gjigantin katalan.
“A ndikon kontrata e re e Ronaldos tek ajo e Messit? Messi nuk na ka thënë asgjë. Ai është i lumtur këtu, në klubin më të mirë në botë”, u shpreh Rosell gjatë një konference për shtyp.