Numër i madh i veturave të braktisura në kryeqytet, po i bllokojnë parkingjet

Kryeqyteti i Kosovës është një nga qytetet ku qytetarët kanë më së shumti halle me parkingun. Një ndër shkaktarët e këtij problemi, sipas qytetarëve janë edhe veturat e braktisura. Gazetarja e lajmi.net, Lindita Berisha ka biseduar me qytetarët rreth këtij problemi e të cilët kanë thënë se ato vetura mbesin për kohë të gjatë e…

Lajme

07/05/2024 19:12

Kryeqyteti i Kosovës është një nga qytetet ku qytetarët kanë më së shumti halle me parkingun.

Një ndër shkaktarët e këtij problemi, sipas qytetarëve janë edhe veturat e braktisura.

Gazetarja e lajmi.net, Lindita Berisha ka biseduar me qytetarët rreth këtij problemi e të cilët kanë thënë se ato vetura mbesin për kohë të gjatë e askush nuk i largon.

“Këto vetura janë qe pesë a gjashtë muaj, ose edhe një vit”, ka thënë njëri nga ta.

Ata kanë fajësuar institucionet komunale të cilët nuk po marrin masa.

Video: