Osmani takohet me ambasadoren e SHBA-së në OKB: U diskutua për mbështetjen e tyre ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas Greenfield. Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ajo është një personalitet i jashtëzakonshëm me vlerësim dhe përkushtim të lartë për avancimin e vazhdueshëm të raporteve Kosovë-SHBA. “Sot, në kuadër të Samitit…

Lajme

07/05/2024 19:20

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas Greenfield.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ajo është një personalitet i jashtëzakonshëm me vlerësim dhe përkushtim të lartë për avancimin e vazhdueshëm të raporteve Kosovë-SHBA.

“Sot, në kuadër të Samitit SHBA-Afrikë, në takim me të diskutuam për situatën e sigurisë në rajonin tonë si dhe për mbështetjen amerikane për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë: