Messi dhuron spektakël, çfarë goli maestral nga gjeniu i futbollit
Lionel Messi po tregon çdo ditë se klasi i ka mbetur ende, përkundër faktit se po shkon drejt fundit të karrierës. Ylli argjentinas e shënoi golin e parë në sezonin e ri derisa Inter Miami e mposhti Atlanta United me rezultat 2:1 në ligën MLS. Zëvendësuesi Fafa Picault e shënoi golin e tij të parë…

Sport
Lionel Messi po tregon çdo ditë se klasi i ka mbetur ende, përkundër faktit se po shkon drejt fundit të karrierës.
Ylli argjentinas e shënoi golin e parë në sezonin e ri derisa Inter Miami e mposhti Atlanta United me rezultat 2:1 në ligën MLS.
Zëvendësuesi Fafa Picault e shënoi golin e tij të parë për Inter Miamin në minutën e 89-të, ndërsa Messi e realizoi golin e parë në sezonin e rregullt në fitoren dramatike me përmbysje.
Messi e shfaqi klasin e tij duke e rrëmbyer një top, duke e kaluar një kundërshtar dhe duke e paraboluar me mjeshtri portierin e Atlantës.
MESSI SITS A DEFENDER DOWN AND CHIPS GUZAN!
JUST ANOTHER SUNDAY FOR HIM 🐐
(via @MLS) pic.twitter.com/vwaDt4i8E5— ESPN FC (@ESPNFC) March 16, 2025
Kjo ishte vetëm ndeshja e dytë e tetë herë fituesit të Topit të Artë në sezonin e rregullt me Inter Miamin.
Ish-futbollisti i Barcelonës i ka humbur tri ndeshje shkaku i një tërheqjeje muskulore para se të futej në lojë nga bankina të enjten mbrëma në fitoren 2:0 ndaj Cavalier FC në Xhamajkë.
Goli i mbrëmshëm i Messit, i shënuar në minutën e 20-të, e barazoi përkohësisht rezultatin para se goli i Picault të ishte ai i fitores.
Inter Miami tash i ka tri fitore e një barazim, duke qëndruar në krye të Konferencës Lindore të ligës MLS me 10 pikë nga katër ndeshje.
Atalanta ndërkohë e ka një fitore, një barazim dhe dy humbje.