Mesfushori i skuadrës italiane humb vitin 2020?

Ekziston frika se viti 2020 ka përfunduar për mesfushorin e Torinos, Daniele Baselli pasi pësoi dëmtim në ligament.

Sport

31/05/2020 17:41

Nëse konfirmohet, një këputje e ACL do ta mbajë atë jashtë fushës për katër deri në gjashtë muaj.

Sipas Sky Sport Italia, skenari më i mirë është vetëm një dëmtim i vogël i ligamentit në gju, përcjell lajmi.net.

Kërkohen më shumë teste pasi ënjtja është rritur gjatë ditëve në vazhdim.

Baselli bëri 16 paraqitje në Serie A në sezonin aktual dhe shënoi dy gola. /Lajmi.net/