Merkato në Itali zhvendoset në shtator

Dritarja e transferimeve verore për sezonin 2020/21 do të zgjasë nga 1 shtatori deri më 5 tetor, sipas raporteve në Itali.

Sport

31/05/2020 21:51

Me sezonet vendase që kërkohet të përfundojnë deri më 4 gusht, në mënyrë që Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës të mund të përfundojnë në gusht, i gjithë kalendari i futbollit është koklavitur nga pandemia e koronavirusit.

Është gjithnjë e më shumë e mundshme që çdo klub dhe një lojtar individual do të duhet të rinegociojë marrëveshjet që do të skadojnë më 30 qershor, pavarësisht nëse janë huazim apo në përfundim të kontratave, për të shmangur kaosin në korrik dhe gusht, përcjell lajmi.net.

Ekziston edhe çështja se kur do të fillojë sezoni i ardhshëm, veçanërisht pasi Euro 2020 është planifikuar për në qershor 2021.

Sipas Corriere dello Sport, periudha 1 qershor – 31 gusht do të përdoret për klubet për të depozituar marrëveshje paraprake.

Nga 1 shtatori deri më 5 tetor do të hapet dritarja e transferimeve, lejohet shkëmbime, shitje dhe blerje. /Lajmi.net/