Mediet angleze: Arsenali ka marrëveshje me Tielemans, por ende s’ka dërguar ofertë zyrtare

Mediet në Angli po raportojnë për një marrëveshje paraprake në mes të Arsenalit dhe Youri Tielemans për një transferim të belgut në “Emirates Stadium”.

Sport

02/07/2022 07:54

Gjithsesi, “topçinjtë” ende nuk kanë bërë hapa konkretë në negociatat në nivel klubesh, transmeton lajmi.net.

Sipas Football London, ish-kampionët anglezë ende nuk kanë dërguar asnjë ofertë në drejtim të Leicester Cityt për mesfushorin.

Tielemans, tash e sa kohë, nuk po bindet ta rinovojë kontratën me “Dhelprat” pasi dëshiron të ndërrojë ambient.

Pos Arsenalit, në garë për të, anipse dukshëm më larg sa i përket negociatave, është edhe Manchester United. /Lajmi.net/