McGregor tallet keq me Ibrahimovicin

Zlatan Ibrahimovic njihet për deklaratat e tij sa kontroverse, aq edhe qesharake.

Sport

19/03/2019 19:54

Anëtari i LA Galaxy, Zlatatn Ibrahimovic, a bërë ndër vite disa deklarata qesharake, që pushtonin ballinat e mediave.

Por, ish-kampioni i UFC-së, Conor McGregor, ka thumbuar sulmuesin suedez, duke thënë se ai po e kopjon atë.

“Unë e respektoj Zlatanin dhe mënyrën pozitive për ta fituar një përballje”, tha fillimisht skocezi, transmeton lajmi.net.

“Ta themi hapur: Është vetëm një Conor McGregor.

“Zlatan Ibrahimovic është duke tentuar të bëhet Conor McGergor i futbollit, i dëshiroj vetëm fat.”, ka shtuar më tej McGregor. /Lajmi.net/