Mblidhet bordi i FBoxK-së, diskutohet për rikthimin e mundshëm të boksit

Bordi i Federatës së Boksit të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregulltë, ku ka analizuar të gjitha aspektet e gjendjes aktuale.

Sport

05/05/2020 14:55

Sipas situatës qe është tani, bordi i FBoxK ka konstatuar se boksi si sport Individual ka rrezikshmëri më të vogël për fillimin e stërvitjeve.

Bordi i FboxK ka marrë vendim qe në kordinim me MKRS-në dhe duke respektuar rekomandimet e Institutit te Shendetit Publik dhe Ministrisë se Shendetsisë gradualisht të rikthehemi në stervitjet e rregullta në objektet sportive dhe në ambiente te hapura që boksieret të fitojnë formen e duhur për vazhdimin e garave.

Federata e Boksit ka paraparë që boksierët cilësorë dhe reprezentuesit (djem dhe vajza) t’i dergojë në përgatitje të përbashkëta bazike (bjeshkë).

Poashtu bordi i FboxK ka paraparë që garat të fillojnë me turneu “Lah Nimani” i cili do të mbahet në fund të qershorit ose në korrik krejt varet prej tejkalimin e kësaj situate qe ndodhemi tani.

FboxK në bashkëpunim me klubet do të përpilojë kalendarin e ri për garat vendore, ndërsa për garat ndërkombetare do të pritet njoftimi nga federata nderkombëtare e boksit evropiane EABA dhe botërore AIBA, që kanë ndërprerë të gjitha garat ndërkombëtare deri më 20 gusht 2020. /Lajmi.net/