​Liverpooli synon vetëm fitoren sonte kundër Evertonit

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Goodison Park” do të jetë nikoqir i derbit të famshëm lokal mes Evertonit dhe Liverpoolit, ndeshje kjo e njohur ndryshe edhe si “Merseyside Derby”. Përballja e sotme mes këtyre dy skuadrave është ndeshja e mbetur e xhiros së 29-të këtij sezoni të Premier Ligës. Në xhiron e fundit…

Sport

24/04/2024 10:50

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Goodison Park” do të jetë nikoqir i derbit të famshëm lokal mes Evertonit dhe Liverpoolit, ndeshje kjo e njohur ndryshe edhe si “Merseyside Derby”.

Përballja e sotme mes këtyre dy skuadrave është ndeshja e mbetur e xhiros së 29-të këtij sezoni të Premier Ligës.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Liverpooli e mposhti Fulhamin me shifrat 3:1, ndërsa Evertoni shënoi fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë kundër Nottinghamit me rezultat solid 2:0.

Momentalisht, Liverpooli zë vendin e dytë në tabelë me 74 pikë, krahas Evertonit që renditet në pozitën e 16 me 30 pikëve.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Evertoni mungojnë Alli, Beto, Dobbin, Coleman dhe Patterson kurse te Liverpooli nuk do të paraqiten Bradley, Jota, Doak, Matip dhe Thiago.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Evertoni (4-4-1-1): Pickford; Young, Tarkowski, Branthwaite, Mykolenko; Harrison, Onana, Gueye, McNeil; Doucoure; Calvert-Lewin

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Elliott, Endo, Mac Allister; Gakpo, Nunez, Salah