​Tevez shtrihet në spital

Ish- ylli i Juventusit, Carlos Tevez, është shtruar në spital me dhimbje gjoksi dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, njoftoi klubi i tij Independiente. Ish-ylli i Juventusit, Tevez, trajneri aktual i klubit argjentinas Independiente, u shtrua në spital mbrëmjen e së martës. “Trajneri ynë, Carlos Tevez, hyri në Sanatoriumin La Trinidad në San Isidro me…

Sport

24/04/2024 11:20

Ish- ylli i Juventusit, Carlos Tevez, është shtruar në spital me dhimbje gjoksi dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, njoftoi klubi i tij Independiente.

Ish-ylli i Juventusit, Tevez, trajneri aktual i klubit argjentinas Independiente, u shtrua në spital mbrëmjen e së martës.

“Trajneri ynë, Carlos Tevez, hyri në Sanatoriumin La Trinidad në San Isidro me dhimbje gjoksi”, tha klubi në “X”.

“Ata kanë kryer testet përkatëse dhe kanë rezultuar stabile. Nesër ai do të vazhdojë me një sërë testesh të planifikuara paraprakisht si pjesë e një kontrolli të përgjithshëm që kryhet zakonisht.”

Një orë më vonë, Independiente dha një përditësim të mëtejshëm: “Carlos Tevez do të shtrohet në spital si masë paraprake derisa të përfundojnë kontrollet.”

Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, Tevez tashmë kishte pasur dhimbje gjoksi tetorin e kaluar, ku ishte rrëzuar në tokë duke goditur kokën. Kjo është arsyeja pse mjekët kishin caktuar tashmë disa analiza për ish-sulmuesin që u kthye në spital mbrëmjen e djeshme.

Ish-sulmues i Bocas, Corinthians, Ëest Ham, Manchester United, Manchester City, Juventus dhe Shanghai Shenhua, Tevez fitoi dy tituj të Serie A, një Supercoppa dhe një Coppa Italia me gjigantët e Serie A, duke shënuar 50 gola në 96 paraqitje në Torino. Ai u largua nga klubi në vitin 2015 duke u kthyer te Boca Juniors. Ai u emërua nga Independiente më 22 gusht 2023.