Mbappe thotë se do ta telefonojë Tuchelin për ta uruar për Ligën e Kampionëve
Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe thotë se planifikon ta telefonojë trajnerin e Chelseas, Thomas Tuchel për ta uruar për suksesin në Ligën e Kampionëve.
Sport
Chelsea ia doli që muajin e kaluar ta fitojë Ligën e Kampionëve duke mposhtur Manchester Cityn në finale me rezultat 1 – 0, përcjellë lajmi.net.
Tuchel dhe Mbappe vitin e kaluar ishin shumë afër ta fitonin trofeun, por u mposhtën në finale nga Bayern, derisa tekniku gjerman mori drejtimin e “Bluve” në janar.
22-vjeçari ka vlerësuar lartë teknikisht Tuchel, derisa ka premtuar se do ta thërras.
“Pas Evropianit, do ta telefonojë sepse kam lidhje shumë të mirë më të”.
“Është teknikisht fantastik. E di si kundërshtarë do mbahen dhe mund të parashikojë ndeshjet”.
“Dhe mund të merret parasysh, është ende trajner shumë i ri. Mund të bëhet ndër trajnerët më të mirë në të ardhmen”.
“E dëshmoi këtë me fitore në Ligën e Kampionëve”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Mbappe vazhdon të jetë i lidhur me largimin nga Real Madrid./Lajmi.net/