Marseille dhe Besiktas interesohen për Durmishin

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Riza Durmishi, ka fituar interesimin e gjigantëve evropian si Marseille e Besiktas.

Sport

15/07/2019 11:48

Reprezentuesi i Danimarkës i ishte bashkuar skuadrës së Laizos një vit më parë, por arriti të regjistronte vetëm 19 ndeshje me Lazion.

Shumicën e kohës lojtari e ka kaluar në bankën rezervë, dhe këtë situatë të tij po mundohen ta shfrytëzojnë Marseille e Besiktas.

‘Il Messaggero’ shkruan se Besiktas është skuadra që po synon me çdo kusht shërbimet e lojtarit, dhe janë duke përgatitur ofertën për të, transmeton lajmi.net.

‘L’Equipe’ në anën tjetër insiston se Marseille e ka vëzhguar me kujdes lojtarin dhe janë gjithashtu duke përgatitur ofertën.

25 vjeçari pati dy vite në Spanjë me Real Betis para se të kalonte tek skuadra e Lazios.

Durmishi regjistron edhe 23 paraqitje me kombëtaren e Danimarkës. Kontrata e tij me Lazio është valide deri në vitin 2023. /Lajmi.net/