Marquinhos: Presim betejë të madhe ndaj Barcelonës, Neymar do na ndihmojë të fitojmë

Qendërmbrojtësi i PSG-së, Marquinhos e ka vlerësuar si sfidë tejet të rëndësishme, përballjen ndaj Barcelonës.

Sport

14/12/2020 17:48

Dy skuadrat do takohen në kuadër të 1/16 së finales të Ligës së Kampionëve, përcjellë lajmi.net.

Barziliani tha se synon të kualifikohet dhe beson se Neymar do bëjë çmos që të fitojnë.

“Presim betejë të madhe. Ekipi ka ndryshuar, jemi pjekur më shumë dhe jemi më të ndryshëm”.

“Neymar na lëndoi para disa viteve (kur ishte pjesë e Barcelonës), por tani ai është më ne dhe vërtetë dëshiron të luajë në këtë takim dhe të na ndihmojë që të fitojmë”, deklaroi ai.

Përballja e parë zhvillohet me 16 shkurt në “Camp Nou”./Lajmi.net/