Manolas arrin marrëveshje me Napolin

Qendër mbrojtësi i Romës ka arritur marrëveshje personale me skuadrën e Napolit.

Sport

15/06/2019 15:30

‘Sky Sport Italia’ insiston se Manolas ka arritur marrëveshje personale me Napolin, por Roma do ta lirojë lojtarin vetëm nëse paguhen 36 milionët e klauzolës së tij, transmeton lajmi.net.

Lojtari i cili mbron ngjyrat e Greqisë shihet si partneri ideal për Kalidou Koulibaly dhe zëvendësimi i duhur për Raul Albion, i cili po kthehet tek Villarreal.

Sipas raportimeve të fundit, Manolas e ka rrugën të hapur që t’i bashkohet Napolit, kështu që tashmë mbetet vetëm marrëveshja mes dy skuadrave.

‘Tuttomercatoweb’ bën të ditur se marrëveshja personale përfshinë 3.5 milionë euro në vit, plus bonuset.

Të interesuara për mbrojtësin ishin edhe Milano e Juve, por lojtari duket se ka zgjedhur punën me Carlo Ancelottin. /Lajmi.net/