Mendieta: Barcelona – Bayern, ja kush do të kualifikohet
Ish mesfushori spanjoll Gaizka Mendieta beson se Bayern Munich nuk do të ketë shans kundër Barcelonës, në ballafaqimin e tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Sport
Gaizka Mendieta beson se Barcelona do ta eliminojë Bayern Munichun në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ish mesfushori spanjoll favorizon gjigantin katalan për të kaluar në finalen e Berlinit para duelit me bavarezët, sonte në Camp Nou.
“Barcelona është në avantazh, Bayern do t’i vuajë shumë mungesat e futbollistëve si Ribery e Robben”, deklaroi Mendieta për “Goal”.
“Nëse Barcelona luan në mënyrën siç ka bërë në javët e fundit, nuk e shoh Bayernin duke i mposhtur”, u shpreh ai.