​Rama: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka njoftuar se më 12 maj nis turin e takimeve me shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë. Sipas tij, turi do të nisë nga Athina. “Me një kujtesë për ata ndër ju që janë në Greqi, se në 12 maj nisim nga Athina rrugëtimin e pranverës në diasporë #KrenarëPërShqipërinë, ku do të…

Lajme

04/05/2024 11:06

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka njoftuar se më 12 maj nis turin e takimeve me shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Sipas tij, turi do të nisë nga Athina.

“Me një kujtesë për ata ndër ju që janë në Greqi, se në 12 maj nisim nga Athina rrugëtimin e pranverës në diasporë #KrenarëPërShqipërinë, ku do të ishte kënaqësi e posaçme të takoheshim, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook. /Lajmi.net/