Manchester City pa telashe kundër Young Boys, një hap larg fazës së eliminimit direkt
Manchester ka shënuar fitoren e katërt në po aq ndeshje në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve. Kampionët në fuqi të Evropës triumfuan 3:0 kundër ekipit zviceran, Young Boys, në stadiumin “Etihad”, shkruan lajmi.net. Erling Haaland hapi serinë e golave në minutën e 23-të kur u tregua i saktë nga pika e bardhë e…
Sport
Manchester ka shënuar fitoren e katërt në po aq ndeshje në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Kampionët në fuqi të Evropës triumfuan 3:0 kundër ekipit zviceran, Young Boys, në stadiumin “Etihad”, shkruan lajmi.net.
Erling Haaland hapi serinë e golave në minutën e 23-të kur u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Phil Foden shënoi golin e dytë dhe të qetësisë për anglezët.
Gjashtë minuta pasi nisi fraksioni i dytë i lojës, Erling Haaland shënoi supergol për epilogun final të takimit.
Manchester City është në pozitën e parë në Grupin G me 12 pikë, tri më shumë se Leipzig.
Young Boys është i fundit me një pikë./Lajmi.net/