Man Utd ushtron të drejtën mbi Bailly – vazhdon kontratën për dy vite

Manchester United ka shfrytëzuar të drejtat e plota mbi lojtarin Eric Bailly.

Sport

17/01/2020 22:45

Lojtari i qendër-mbrojtjes, Bailly, do të jetë me skuadrën e Manchester United deri në vitin 2022, përcjell lajmi.net.

‘ESPN’ bën të ditur se United kanë shfrytëzuar të drejtën për vazhdimin e kontratës së mbrojtësit Bailly.

25 vjeçari, marrëveshja e së cilit do të skadonte në fund të këtij sezoni, tashmë do të jetë me klubin deri në fund të sezonit 2021/22.

Bailly nuk ka luajtur me skuadrën e parë të United këtë sezon, pasi ka pësuar një dëmtim serioz në gju, gjatë fazës parasezonale. /Lajmi.net/