Man Utd në Allianz Stadium, vëzhgon dy futbollistë të Juventusit

Përfaqësues të Manchester United kanë qenë në tribunat e stadiumit Allianz Stadium gjatë ndeshjes Juventus - Cagliari.

Sport

07/01/2020 08:57

Manchester United është duke përcjell disa përforcime të mundshme nga Juventus.

Përfaqësues të “Red Devils” kanë qenë prezent në Allianz Stadium gjatë ndeshjes mes Juventusit dhe Cagliarit, të hënën.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se ata kanë vëzhguar mbrojtësin Merih Demiral dhe mesfushorin Emre Can, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, në prag të takimit drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka konfirmuar se Can zë vend në planet e Bianconerëve për pjesën e dytë të sezonit.

Kurse, Demiral nuk është në shitje edhe pse së fundmi ka marrë oferta nga Leicester City dhe Borussia Dortmund. /Lajmi.net/