Man Utd me transferim të madh për sezonin e ri

Manchester United është duke tentuar të bëjë një revolucion në fazën defanzive.

Merkato

19/03/2019 21:13

Manchester United me shumë gjasë do ta largojë Phil Jones, andaj po kërkon një zëvendësues për të.

‘Djajtë e Kuq’ janë shumë afër ta transferojnë Kostas Manolas nga Roma, përcjell lajmi.net.

Mbrojtësi grek ishte shumë afër të largohet nga skuadra italiane edhe në verën e kaluar, por që refuzoi të transferohej te Zeniti.

Kështu, Manchester United do të paguajë 38 milionë euro për transferimin e Manolas, aq edhe sa është klauzola e tij. /Lajmi.net/