Man Utd me dy fytyra

David de Gea nuk di se si të shpjegojë dallimin mes formës së Manchester Unitedit në Premierligë për dallim nga Liga e Kampionëve. Gjiganti anglez pësoi gjashtë humbje në praninë e shikuesve të tyre dhe kandidatura për mbrojtjen e titullit në Premierligë ka dështuar nën drejtimin e menaxherit të ri David Moyes. Por, United u…

Sport

04/04/2014 10:23

David de Gea nuk di se si të shpjegojë dallimin mes formës së Manchester Unitedit në Premierligë për dallim nga Liga e Kampionëve.

Gjiganti anglez pësoi gjashtë humbje në praninë e shikuesve të tyre dhe kandidatura për mbrojtjen e titullit në Premierligë ka dështuar nën drejtimin e menaxherit të ri David Moyes.

Por, United u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe barazoi 1:1 me Bayern Munichun të martën në duelin e parë, duke mbajtur gjallë shpresat e kalimit tutje.

De Gea pranon se zhgënjimi i madh mas humbjes 3:0 në derbin e qytetit nga Manchester City kërkonte reagim nga skuadra, por e ka të vështirë të shpjegojë dallimin mes paraqitjeve në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve.

“Është e vështirë të them pse. Nuk ka ndonjë arsye të posaçme”, deklaroi De Gea për Sky Sports News.

“Por, ne pa dyshim se kemi luajtur më mirë dhe kemi shfaqur vazhdimësi më të mirë në Evropë se sa në ligë. Janë dy gara krejt të ndryshme dhe ekipi ka luajtur më mirë në Ligën e Kampionëve”.