“Man Utd ka nevojë për gjashtë transferime”

Manchester United pritet që në verë t’i largojë një numër të madh të lojtarëve.

Merkato

18/04/2019 17:42

Manchester United do t’i largojë së paku pesë lojtarë, pasi Ole Gunnar Solskjaer nuk beson në ta.

Ish-mbrojtësi i ‘Djajve të Kuq’, Paul Parker, ka thënë se kanë nevojë për së paku gjashtë lojtarë në verë.

“Mendoj se Manchester Unitedit i duhen së paku gjashtë transferime të reja”, tha fillimisht ai, përcjell lajmi.net.

“Atyre u duhen tre mbrojtës, dy mesfushorë, madje edhe një qendërsulmues. Revolucioni do të ndodhë në verë, por gjithçka varet nga Solskjaer se çfarë do të transferojë.”, ka shtuar më tej Parker. /Lajmi.net/