Man Utd i vërtetë

Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes është ndarë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren 4:0 ndaj Newcastles. Kampioni në fuqi i Premierligës u përgatit në mënyrën më të mirë të mundshme për ndeshjen e kthimit kundër Bayern Munichut në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën. “Ishte shumë mirë. Ne luajtëm…

Sport

05/04/2014 17:44

Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes është ndarë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren 4:0 ndaj Newcastles.

Kampioni në fuqi i Premierligës u përgatit në mënyrën më të mirë të mundshme për ndeshjen e kthimit kundër Bayern Munichut në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën.

“Ishte shumë mirë. Ne luajtëm mirë dhe shënuam disa gola të bukur. Jam vërtetë i kënaqur nga paraqitja”, deklaroi Moyes.

“Juan Mata shënoi dy gola dhe ishte i përfshirë në një tjetër për Adnan Januzajn. Mata ishte i shkëlqyeshëm, njësoj sikurse Shinji Kagawa dhe Darren Fletcher. Ne bëmë një paraqitje të mirë sot. Tani jemi të përqendruar në ndeshjen e ardhshme. Shpresojmë që futbollistët që vuajnë nga lëndimet, së paku disa prej tyre të jenë në dispozicion”.