Man Utd i ka gati 60 milionë euro për Di Marian

Angel Di Maria mund të largohet nga Real Madridi gjatë verës. Për mesfushorin argjentinas, interesim ka shprehur Manchester United, i cili i ka gati 60 milionë euro.

Sport

07/07/2014 16:24

Angel Di Maria mund t’i bëjë valixhet gati dhe të largohet nga Real Madridi këtë verë.

Gjithnjë e më shumë po flitet se e ardhmja e mesfushorit argjentinas mund të jetë në Premierligën angleze.

Arsenali, Manchester City e Monaco ia kanë vënë syrin futbollistit të krahut, por duket se nuk janë të gatshëm t’i paguajnë më shumë se 50 milionë euro.

Ndërkaq, skuadra që po e kërkon më me ngulm Di Marian është Manchester United. E përditshmja spanjolle AS shkruan se “Djajtë e Kuq” i kanë bërë gati 60 milionë euro për Di Marian. Gjithashtu, shifër të përafërt mund të ofrojë edhe Paris Saint Germaini për lojtarin.

Di Maria shkëlqeu sezonin e kaluar me Realin, duke e ndihmuar që ta fitojë La Deciman, ndërsa pati paraqitje të mira edhe në Botëror, ndërsa pësoi lëndim së fundmi dhe e humbi këtë eveniment.