Man Utd arrin marrëveshje me De Gea

Manchester United dhe De Gea kanë arritur marrëveshje.

Sport

13/09/2019 22:44

Manchester United raportohet të ketë arritur marrëveshje të re katër vjeçare me portierin David de Gea, transmeton lajmi.net.

Sipas marrëveshjes së re, gardiani spanjoll pritet të fitojë rreth 15 milionë euro, bëjnë të ditur raportimet e ‘Daily Record’.

Skuadra ka takuar kërkesat e spanjollit për marrëveshjen e re, të barabartë me Pogba, dhe tani ai do të fitojë rreth 15 milionë euro në sezon.

De Gea, i cili ishte në vitin e tij final të kontratës aktuale, përfshin edhe një vit opsional në kontratën e tij me klubin nga ‘Old Trafford’.

Kontrata e re mes palëve shuan shpresat e Juventus për një transferim falas gjatë verës. /Lajmi.net/