Man City përgatit ofertën e re për Fernandinho – synohet rinovimi

Fernandinhos do t’i ofrohet kontrata e re nga skuadra e Manchester City.

Sport

13/10/2019 12:35

Manchester City janë gati të hapin bisedimet me mesfushorin veteran, Fernandinho, për rinovimin e kontratës dhe zgjatjen e qëndrimit në ‘Etihad’, shkruan ‘The Sun’, transmeton lajmi.net.

Kontrata e 34 vjeçarit skadon gjatë verës dhe ai është i lirë të diskutojë me secilin rival që nga janari.

Gjithsesi, Manchester City janë të vendosur të mbajnë lojtarin në klub edhe për 12 muaj të tjerë, pasi janë të impresionuar me mënyrën se si ai ka mbyllur hapësirat e lëna nga Vincent Kompany.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje mes brazilianit dhe skuadrës së Man City. /Lajmi.net/