Man City në telashe me mbrojtjen, synon yllin e Leicester
Skuadra e Manchester City duket se do ta ketë të pamundur të vazhdojë garën për titullin, pa intervenuar në fazën e mbrojtjes.
Sport
Kampionët e Premierligës janë përballur me shumë dëmtime gjatë fillimit të këtij edicioni, duke bërë që në fazën defensive të jenë të gjysmuar.
Lëndimi i Aymeric Laporte dhe i John Stones, si dhe dështimi për të zëvendësuar Vincent Kompany, kanë lënë Cityn me partneritetin Nicolas Otamendi – Fernandinho në qendrën e mbrojtjes.
Si rezultat i kësaj, Manchester City janë duke vëzhguar nga afër mbrojtësin e Leicester City, Caglar Soyuncu, transmeton lajmi.net.
Soyuncu ka shkëlqyer me paraqitjet e tij, duke arritur që të mbulojë për mrekulli hapësirat e lëna nga Harry Maguire. /Lajmi.net/