Man City në krizë, Laporten pritet ta zëvendësojë një mesfushor

Aymeric Laporte pësoi lëndim të rëndë në fitoren 4-0 ndaj Brighton dje, dhe Manchester City është në krizë të madhe në repartin defanziv.

Sport

01/09/2019 18:29

Mesfushori brazilian Fernandinho është shprehur i gatshëm që të luajë në pozicionin e francezit, pasi ka mungesë të lojtarëve në atë repart për ‘Qytetarët’.

Pas largimit të Vincent Kompany, John Stones dhe Nicolas Otamendi janë të vetmit qendërmbrojtës të pastër që kanë mbetur në ekipin e Pep Guardiolas, transmeton lajmi.net.

Fernandinho ndërkohë ka humbur vendin e startues, pas transferimit të Rodrit.

“Sigurisht që nuk është mirë,” tha ai për faqen zyrtare të Cityt rreth dëmtimit të Laporte.

“Ne do t’i shohim lajmet në lidhje me të, i dëshirojmë një shërim të shpejtë sepse ai është një lojtar i rëndësishëm për ne. Nuk ishte mënyra si doja të hyja në formacion, por në futboll këto gjëra mund të ndodhin”.

“Çfarëdo që të ketë nevojë menaxheri, unë jam gati. Është një pozicion i ndryshëm, një rol tjetër tani, dhe ne do ta shohim. Duke u përgatitur për ndeshjet e rradhës, do të përpiqem të bëj çmos si gjithmonë.

“Ne do të përpiqemi ta rregullojmë atë, për të mos pranuar shanset që kemi pranuar dje. Për ndeshjet e radhës, për pjesën tjetër të sezonit”, potencoi ai. /Lajmi.net/