Man City në bisedime me super mbrojtësin

Manchester City ka filluar negociatat me super mbrojtësin belg.

Sport

21/03/2019 11:46

Vincent Kompany dhe skuadra nga ‘Etihad’ janë në bisedime për të vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër, shkruan ‘Evening Standard’ transmeton lajmi.net.

Guardiola dëshiron që të vazhdojë me belgun, edhe përkundër problemeve të tij me lëndimet.

Trajneri spanjoll beson se Kompany ka influencë të madhe në fushën e blertë, por edhe më shumë në dhomën e zhveshjes.

Mbrojtësi belg është paraqitur vetëm tetë herë këtë edicion në Premierligë, duke mbetur prapa John Stones e Aymerick Laporte. /Lajmi.net/