Man City merr tri pikë në udhëtim kundër Crystal Palace, afrohet përkohësisht me Liverpool

Manchester City ka fituar tri pikë të rëndësishme, në një terren mjaft të vështirë të Premierligës.

Sport

19/10/2019 20:22

‘Citizens’ ka shënuar fitore me rezultatin 0:2 kundër Crystal Palace, në kuadër të xhiros së nëntë në kampionatin elitar anglez, shkruan lajmi.net.

Serinë e golave të këtij takimi e hapi Gabriel Jesus, në minutën e 39’, pas asistimit të Bernardo Silva.

Fitoren e mysafirëve e vulosi mesfushori spanjoll, David Silva, i cili morri një pasim perfekt nga Raheem Sterling.

Me këtë fitore, Man City ngritët në kuotën e 19 pikëve, me pesë pikë më pak sesa Liverpool që mban kreun e tabelës. /Lajmi.net/