Man City merr pikët e plota në udhëtim te Bournemouth

Manchester City është kthyer me pikë të plota nga udhëtimi te Bournemouth.

Sport

25/08/2019 16:54

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, ka mposhtur 1:3 Bournemouthin në ‘Vitality Stadium’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të Premierligës.

Sergio Aguero në minutën e 15’ kaloi Cityn në epërsi 0-1, ndërsa Raheem Sterling në minutën e 43’, dyfishoi epërsinë.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, vendasit ngushtuan epërsinë, pas një super gol të Harry Wilson.

Por, në pjesën e dytë City mori në kontroll ndeshjen, duke shënuar edhe një herë me anë të Sergio Agueros, për rezultatin përfundimtar 1:3./Lajmi.net/