Luiz e Motta mungojnë kundër Barcelonës

Qendërmbrojtësi i Paris Saint-Germain, David Luiz do të mungojë në të dy ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës. Kurse, mesfushori Thiago Motta nuk do të luajë në duelin e parë.

Sport

06/04/2015 20:49

Testet mjekësore kanë konfirmuar dy lajme të këqija për Paris Saint-Germain.

Qendërmbrojtësi David Luiz do të mungojë në të dy ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

Kurse, mesfushori Thiago Motta nuk do të luajë në duelin e parë.

Kjo për shkak të lëndimeve që pësuan në ndeshjen kundër Olympique Marseille në kuadër të Ligue 1 në fundjavë, ka bërë të ditur e përditshmja sportive franceze “L’Equipe”.

Luiz nuk do të luajë në asnjërin prej dyeleve që zhvillohen më 15 dhe 21 prill, kurse Motta do të rikthehet për ndeshjen e dytë.