Lufta në Ukrainë i merr jetën edhe një tjetër sportisti, vdes finalisti i Evropianit

Ka vdekur në moshën 21-vjeçare kampioni i shumëfishtë ukrainas, Ruslan Piskovy gjatë luftimeve në Ukrainë. Piskovy ishte gjashtë herë kampion i Ukrainës në K1 dhe kampion në mesin e profesionistëve, si dhe ishte finalist në Kampionatin Evropian në K1, ndërsa kishte fituar edhe medalje argjendi në K1 në Kampionatin Botëror. Kampionati K1 është një organizim…

Sport

20/04/2023 09:45

Ka vdekur në moshën 21-vjeçare kampioni i shumëfishtë ukrainas, Ruslan Piskovy gjatë luftimeve në Ukrainë.

Piskovy ishte gjashtë herë kampion i Ukrainës në K1 dhe kampion në mesin e profesionistëve, si dhe ishte finalist në Kampionatin Evropian në K1, ndërsa kishte fituar edhe medalje argjendi në K1 në Kampionatin Botëror.

Kampionati K1 është një organizim që lufton në një stil të përzier të ngjashëm me kikboksin.

Luftëtarët lejohen të përdorin teknika boksi, kikboksi, karate e taekwondo.

Ai ishte katër herë kampion bote në kik-boks dhe iu bashkua ushtrisë ukrainase si vullnetar që nga dita e parë e luftës me Rusinë.

Ukraina po përballet me pushtimin e Rusisë që nga 24 shkurti i vitit të kaluar.

Përveç Piskovyt, edhe shumë sportistë tjerë ukrainas humbën jetën gjatë luftimeve me rusët.

Së fundmi, më katër prill, në Lugansk u vra Vitaly Merinov, katër herë kampion bote në kikboks dhe MMA, i cili ishte vullnetar që nga viti 2014./Lajmi.net/