Liverpooli humb derbin e qytetit, Evertoni del triumfues nga Anfield për herë të parë në 22 vite
Evertoni ka triumfuar në Anfield ndaj Liverpoolit në kuadër të xhiros së 25-të të Premierligës.
Sport
Carlo Ancelotti kishte deklaruar në konferencën për shtyp para derbit të qytetit ndaj Liverpoolit, se tani është koha më e mirë për Evertonin që të marrë tre pikë në derbi, transmeton lajmi.net.
Kjo doli të ishte e vërtetë në këtë rast. Richarlison shënoi një gol të shpejtë në min (3’) pas një asistimi nga James Rodriguez.
Skuadrat shkuan në pushime me avantazhin minimal të Evertonit.
Në pjesën e dytë, Klopp bëri zëvendësime, por pa efektivitet.
Shaqiri u inkuadrua në min (63’) në vend të Jones.
Në min (83’), Calvert Lewin depërtoi në zonë ku u ndalua nga Alexander-Arnold dhe Evertonit iu dha një penalti.
Ishte Sigurdsson që konkretizoi penaltinë min (83’).
Rezultati përfundimtar, Liverpool 0-2 Everton.
Tani skuadrat kanë pikë të barabarta, Liverpool qëndron në vendin e gjashtë me 40 pikë, ndërsa Everton në vendin e shtatë me 40 pikë./Lajmi.net/
⚽️ Liverpool vs Everton | Sigurdsson (GOAL) 83′ #LIVEVE pic.twitter.com/ZfswrfXev2
— D9INE | (LIVE) Liverpool 0-2 Everton (@FOOTBALL_D9INE) February 20, 2021
? 27th September 1999
? @LFC 0-1 @Everton ?? 20th February 2021
? @LFC 0-2 @Everton ?✅ Carlo Ancelotti’s side end the Anfield curse! pic.twitter.com/8rpsJK9Mh4
— SPORF (@Sporf) February 20, 2021