Liverpooli favorit për yllin qendërmbrojtës që e kërkon Real Madridi

Liverpooli pritet të mposht Real Madridin për transferimin e qendërmbrojtësit të RB Leipzigut, Dayot Upamecano.

Sport

19/01/2021 12:26

Francezi është duke shkëlqyer me Leipzigun dhe ka dëshmuar se është një ndër lojtarët që do shkëlqejnë në vitet në vijim, transmeton lajmi.net.

Sipas Don Balon, Reali është duke e kërkuar, por tani favoriti kryesor është Liverpooli.

Mungesa e madhe e Virgil van Dijk dhe dy mesfushorët Jordan Henderson dhe Fabinho që luajnë si qendërmbrojtës ka bërë që gjermani të jetë prioritet për gjigantin anglez.

Nga ana tjetër, Reali e sheh 22-vjeçarin si zëvendësuesi i Sergio Ramosit.

Për të transferuar Upamecanon, duhet paguar klauzola e lirimit me vlerë 42 milionë euro./Lajmi.net/