Liverpool probleme me lëndime, Klopp gjen zgjidhjen

Humbja ndaj Southampton dhe goli i Danny Ings mund të ndikojnë që Liverpool të transferojë ndonjë lojtar në këtë afat kalimtar.

Sport

07/01/2021 11:09

The Reds nuk kanë arritur të fitojnë në 3 ndeshjet e tyre të fundit dhe kësisoj kanë pikë të barabarta me Manchester United, përcjell lajmi.net.

Ky sezon nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme jo vetëm për sa i përket rezultateve, por Liverpool po ballafaqohen edhe me mungesa të mëdha.

Van Dijk, Jordan Henderson, madje edhe portieri Alisson Becker kanë pasur përvoja të hidhura me lëndime. Madje, holandezi po vazhdon të rikuperohet.

Zgjidhja e probleme të Klopp mund të jetë transferimi i David Alaba, i cili mund të luajë në 3 apo 4 pozita të ndryshme në mbrojtje./Lajmi.net/