Liverpool – Fulham, formacionet zyrtare, Shaqiri nga minuta e parë

Liverpool do të ndeshet me Fulhamin në kuadër të xhiros së 27-të të Premierligës.

Sport

07/03/2021 14:02

Liverpooli kërkon me çdo kusht fitore pas formës së tmerrshme ku kanë humbur pesë ndeshjet e fundit në Premierligë, transmeton lajmi.net.

“The Reds” gjenden në pozitën e shtatë me 43 pikë total, pesë pikë nga zona e Ligës së Kampionëve.

Fulham po lufton për mbijetesë, ata gjenden në pozitën e 18-të me 23 pikë.

Për Liverpoolin, lista e lëndimeve është ende e gjatë, lajm i mirë është rikthimi i Fabinhos.

Gomez, Henderson, Matip, Van Dijk do mungojnë.

Formacionet zyrtare të klubeve./Lajmi.net/

 

Liverpool: Alisson, Williams, Phillips, Robertson, Wijnaldum, Milner, Keita, Shaqiri, Salah, Jota.

Fulham: Areola, Tete, Andersen, Reid, Adarabioyo, Cavaleiro, Lemina, Lookman, Reed, Maja, Aina.