Liverpool e do yllin e Real Madridit, por Zidane e bllokon marrëveshjen

Zinedine Zidane do t’i largojë disa lojtarë nga Real Madridi me të përfunduar ky sezon.

Merkato

25/03/2019 11:24

Zinedine Zidane do t’i bëjë disa largime, në mënyrë që t’i realizojë transferimet e reja.

Marco Asensio është duke u kërkuar nga Livepooli, mirëpo trajneri francez i ka bërë me dije e nuk do ta lejojë largimin e tij, përcjell lajmi.net.

Zidane mund të heq dorë nga Lucas Vasquez, por që nuk do ta lejojë largimin e talentin tjetër spanjoll.

Liverpool është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për Asension, mirëpo francezi llogaritë në shërbimet e tij. /Lajmi.net/