‘Liverpool dhe Man City favoritët për Ligën e Kampionëve’
Liverpool dhe Manchester City po shihen si dy favoritët kryesorë për triumfin në Ligën e Kampionëve.
Sport
Ish lojtari i Liverpool, Dietmar Hamman, beson se dy gjigantët anglez janë favoritët kryesorë për triumfin në edicionin 2019/20, në Ligën e Kampionëve.
“Mendoj se City dhe Liverpool janë skuadrat që do të vendosin standardin” ka thënë gjermani për ‘SID’, duke folur për favoritët e LK, transmeton lajmi.net.
Liverpool e nis kampanjën e re në garat evropiane me një udhëtim në Itali, për përballjen me Napoli, gjatë së martës.
Manchester City në anën tjetër do të përballet me Shakhtar Donetsk, ditën e mërkurë. /Lajmi.net/