Liverpool bën ofertë për Coutinho

Philippe Coutinho është një nga lojtarët që po gëzon vëmendjen më të madhe, me të ardhmen e tij në pikëpyetje të madhe.

Sport

14/07/2019 13:27

Transferimi i Antoine Griezmann tek Barcelona, si dhe interesimi i katalanëve për Neymar, kanë bërë që Coutinho të mbetet mes një udhëkryqi të madh.

Ylli brazilian i futbollit besohet se mund të kthehet tek Liverpool, dhe shtypi anglez ka nxitur edhe më shumë këto zëra, duke njoftuar për një ofertë të ‘Reds’ nisur drejt Katalonisë.

Sipas këtyre raportimeve, Coutinho i ka dhënë dritën e gjelbër Liverpoolit, dhe këta të fundit po synojnë ta marrin atë në formë huazimi për dy vite, me mundësi blerje për 88 milionë funte, transmeton lajmi.net.

Dje agjenti i lojtarit kishte thënë se skuadra katalane nuk do ta largojë klientin e tij gjatë këtij afati kalimtar.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet e ardhshme në lidhje me këtë çështje. /Lajmi.net/