Liga e Kampionëve vazhdon edhe sot me dy takime interesante

Pas dy ndeshjeve të mbrëmshme, Liga e Kampionëve vazhodn edhe sot me dy takime mjaft interesante në kuadër të raundit të 16 më të mirave.

Sport

19/02/2020 08:51

Befasia e këtij raundi, Atalanta do të takohet në shtëpi me Valencian. Për ekipin italian kjo është hera e parë që ata marrin pjesën në fazën e nokautit në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube, shkruan lajmi.net.

Ndeshja do të luhet në ‘San Siro’, për shkak të rikonstruktimit të stadiumit në Bergamo.

Në anën tjetër, Tottenham pret Leipzigun në Londër. Jose Mourinho do duhet të bëjë pa dy sulmuesit kryesorë Harry Kane dhe Heung Min-Son që janë jashtë fushave për shkak të dëmtimeve.

Kjo do të jetë një plus i madh për skuadrën gjermane e cila do tentojë të shkruajë historinë për kualifikimin e mëtutjeshëm.

Të dyja sfidat nisin nga ora 21:00. /Lajmi.net/