Liga e Kampionëve: Muja u aktivizua për rreth 20 minuta në humbjen e Antwerpit nga Porto

Arbnor Muja me bashkëlojtarë kanë pësuar humbje nga Porto, në rrethin e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. Antwerp pësoi 2:0 në udhëtim nga Porto, në takimin e vlefshëm për Grupin H, shkruan lajmi.net. Evanilson nga penalltia në minutën e 32-të dhe Pepe në minutën e parë shtesë të takimit, vulosën fitoren…

Sport

07/11/2023 23:16

Arbnor Muja me bashkëlojtarë kanë pësuar humbje nga Porto, në rrethin e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Antwerp pësoi 2:0 në udhëtim nga Porto, në takimin e vlefshëm për Grupin H, shkruan lajmi.net.

Evanilson nga penalltia në minutën e 32-të dhe Pepe në minutën e parë shtesë të takimit, vulosën fitoren e Portos dhe njëherit fundosjen e Antwerpit në fazën e grupeve në ligën më prestigjioze evropiane për klube.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbnor Muja e nisi takimin nga stoli, por u inkuadrua në minutën e 68-të në vend të Balikwisha.

Antwerpi i Arbnor Mujës është i fundit në renditjen tabelore të grupit pa asnjë pikë, ndërkohë Porto zë vendin e dytë me nëntë pikë, po aq sa ka edhe Barcelona lidere. I treti në renditje është Shakhtar Donetsk me gjashtë pikë./Lajmi.net/