Lewandowski po stërvitet, por mbetet në dyshim për PSG-në

Sulmuesi i Bayern Munchen, Robert Lewandowski është rikthyer në stërvitje.

Sport

12/04/2021 12:22

Lewandowski është rikthyer në stërvitje ku ka filluar vrapimin dhe regjimin e tij për rikuperim, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetarit gjerman, Derek Rae, Lewanowski është rikthyer në stërvitje, por nuk ka objektiv rikthimin ndaj PSG-së ose Wolfsburgut.

Sipas Rae, Lewa nuk do të mund të rikuperohet në kohë për PSG dhe ndeshja ndaj Bayer Leverkusenit do të jetë data më e përshtatshme për rikthimin e tij./Lajmi.net/