Lëvizje e “çmendur” në Serie A: Higuain te Fiorentina, Chiesa te Juventus

Lajme jashtëzakonisht interesante vijnë nga Italia, që përfshijnë Juventusin dhe Fiorentinën.

Sport

10/07/2020 09:27

Te Fiorentina, ende askush nuk flet për rinovimin e Federico Chiesa, dhe e ardhmja e talentit italian mbetet e dyshimtë.

Drejtues të Fiorentinës vazhdojnë të kërkojnë deri në 70 milionë euro për shërbimet e 23 vjeçarit, dhe e dinë se klubi i parë që mund të shfaqet për bisedime, është Juventus.

Për të arritur deri te Chiesa, ka lindur një ide e “çmendur”, që sheh Juventusin duke dërguar Higuain te Fiorentina.

Argjentinasi edhe pse ka kontratë deri në qershor të vitit 2021, këtë verë do të largohet, dhe një kalim te Fiorentina, mund ta konsiderojë si një opsion interesant.

Në Serie A, Higuain tashmë ka veshur fanellën e Napolit dhe Milan./Lajmi.net/