Lëndimi i Laporte – Man City vihet pas Skriniar

Manchester City duket se do të transferojë një zëvendësues për Aymeric Laporte, qysh në janar.

Sport

06/09/2019 23:54

Aymeric Laporte është lojtari i fundit që është lënduar tek skuadra e Manchester City, duke humbur kështu edhe ndeshjet me kombëtare.

Lojtari ka udhëtuar së fundmi drejt Barcelonës, pasi ka pësuar një dëmtim në gju, i cili mund të jetë mjaft serioz.

Sipas ‘Calciomercato’, Manchester City synon të nënshkruajë me mbrojtësin e Inter, Milan Skriniar, gjatë muajit janar, pasi kishin dështuar të siguronin shërbimet e tij gjatë verës, transmeton lajmi.net.

Lëndimi i Laporte ka nxitur edhe më shumë dëshirën e ‘Citizens’ për të pasur mbrojtësin e Inter në skuadër.

Inter u rezistoi tentimeve të kampionëve të Premierligës gjatë verës, dhe njësoj pritet të bëjnë edhe në merkaton e dimrit. /Lajmi.net/