Leicester City shkarkon trajnerin Puel

Leicester City ka vendosur që ta shkarkojë trajnerin Claude Puel.

Sport

24/02/2019 11:21

Cluade Puel nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Leicester, pasi kryesia e klubit ka vendosur që ta shkarkojë atë, transmeton lajmi.net.

Vendimi për fatin e trajnerit francez është marrë këtë mëngjes, si pasojë e humbjes 1:4 ndaj Crystal Palace.

Puel kishte drejtimin e skuadrës për 56 ndeshje në Premierligë, me një rezultat prej 19 fitoreve, 13 barazimeve dhe 24 humbjeve.

Një seri prej gjashtë humbjeve në shtatë ndeshjet e fundit duket t’i ketë kushtuar atij me punën e trajnerit.

Leicester nuk kishte mposhtur ndonjë skuadër që pozicionohet më mirë sesa vendi i  12-të që nga 3 nëntori. /Lajmi.net/