Leicester City dëshiron transferimin e Coutinhos

Klubi anglez, Leicester City është skuadra më e fundit e interesuar për shërbimet e mesfushorit të Barcelonës, Philippe Coutinho.

Sport

13/06/2021 23:19

Braziliani ka dështuar në La Liga këto 12 muaj pas një lëndimi në gju në fillimin e janarit, përcjellë lajmi.net.

Pavarësisht që tani është shëruar plotësisht, skuadra e drejtuar nga Ronald Koeman dëshiron ta shesë, duke ndjekur arritjet e Sergio Agueros dhe Eric Garcias.

Rikthimi në Angli shihet si më i mundshmi, derisa Mundo Deportivo raporton se trajneri i “Dhelprave”, Brendan Rodgers është i interesuar për ribashkimin me ish yllin e Liverpoolit.

Barcelona ka vazhduar të zbres çmimin e 29-vjeçarit, që tani thuhet se kushton 29 milionë euro./Lajmi.net/