LeBron jashtë ‘play off’, ja çfarë komenti ka Irving për këtë

LeBron James pas shumë viteve duket se do të mbetet jashtë fazës ‘play off’ në NBA.

Sport

10/03/2019 13:25

Një nga basketbollistët më të mirë në histori, nuk arriti të siguronte kualifikimin në këtë fazë për skuadrën e tij.

James pësoi një lëndim në Krishtlindje, dhe mungoi për disa ndeshje radhazi, ku Lakers lëshuan disa ndeshje, që në fund dolën të jenë vendimtare.

E për këtë fakt, aspak i lumtur nuk është ish shoku i skuadrës së LeBron, Kyrie Irving.

“Ndjej për të. Bron gjithmonë ka qenë një garues për titullin e kampionit, një shok skuadre i jashtëzakonshëm” ka thënë Irving, transmeton lajmi.net.

“Kur nuk kualifikohesh për fazën play off është e vështirë. Mund ta imagjinojë” ka thënë ndër të tjerash ai.

Ai gjithashtu ka thënë se duhet kursyer kritikat për ‘mbretin’ pasi ai mungoi për një periudhë të konsiderueshme. /Lajmi.net/