Përleshje me mjete të forta në Prishtinë, 5 të dyshuar arrestohen

Në njoftimin e policisë thuhet se pesë persona janë arrestuar pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta dy persona. Në raport thuhet se dyshohet edhe për të shtëna me armë. Viktimat pas përleshjes kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa personat e përfshirë janë dërguar në mbajtje. “Janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj…

Lajme

26/04/2024 09:37

Në njoftimin e policisë thuhet se pesë persona janë arrestuar pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta dy persona.

Në raport thuhet se dyshohet edhe për të shtëna me armë.

Viktimat pas përleshjes kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa personat e përfshirë janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishin sulmuar fizikisht me mjete të forta dy viktimat meshkuj kosovarë. Dyshohet të ketë pasur edhe të shtëna me armë zjarri pasi që në vendin ngjarjes është gjetur një gëzhojë. Dy viktimat dhe njëri prej të dyshuarve kanë pranuar tretman mjekësor. Te gjithë personat e përfshirë janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.